LajmeMaqedoni

Ministri izraelit nga Shkupi: Do të luftojmë derisa të çlirojmë pengjet dhe ta zhdukim Hamasin

Ministri i Punëve të Jashtme izraelit Elli Koen nga Shkupi ju rikthyer luftës në Gaza duke thënë se 7 tetori për ata ishte një ditë tragjike. Ai tha se ka vetëm një përgjegjës për ngjarjet e 7 tetorit, raporton SHENJA.
“Pengjet, lufta që filloi, dhe vuajtjet e njerëzve të Gazës, dhe ai është Hamas-Isis. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri sa t’i sjellim në shtëpi të gjithë pengjet tona dhe derisa të eliminojmë Hamasin.
Bota duhet te bashkohet për ta çliruar Gazën nga Hamas-Isis, në mënyrë që të sigurohet qe krime të tilla mos të ndodhin askund në botë”.
Në pyetjen e gazetarëve se sa jeni larg ose afër paqes, ai tha:
“Jemi të vendosur për të vazhduar deri në luftimin përfundimtar të organizatës terroriste dhe do ta bëjmë këtë deri sa të lirohen të gjitha pengjet, pasi ta rrëzojmë do ta luftojmë”. 

Show More

Related Articles

Back to top button