LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Sa më parë të ndalohet agresioni rus në Ukrainë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në hapjën e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, ka mbajtur fjalim. Ai përmendi agresionin rus në Ukrainë, duke bërë thirrje për ndërprerje të luftës. Kovaçevski deklaroi se me agresionin rus janë shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare dhe vlerat humane.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është shkelje e çdo konvente ndërkobëtare. Çdo ditë e kaluar tregon se agresioni ushtarak nuk është zgjidhje. Lufta në Ukrainë duhet të ndalojë sa më parë”, tha mes tjerash Kovaçevski

Ai gjithashtu përmendi edhe tensionet në vendet e rajonit, nduke bërë thirrje që të lihen anash agjendat nacionaliste.

Kovaçevski theksoi se ngjarja e sotme në Shkup është kulminacioni i udhëheqjes së RMV-së me OSBE-në.

Show More

Related Articles

Back to top button