Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar mbi një raport të publikuar nga Eurostat në të cilin thuhej se Shqipëria ka një përkeqësim të indeksit të korrupsionit së bashku me të edhe Rusia.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook Meta shkruan se këto rezultate nuk janë surprizë sa kohë që në vendin tonë ka një mungesë të llogaridhënies në çdo nivel, lokal dhe qendror.
Postimi i Metës:
Një tjetër rekord i papranueshëm! Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas EUROSTAT, vetëm Rusinë. Asnjë surprizë!
Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate.
Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun. Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!/albeu.com/