LajmeRajon

Sveçla në Kroaci flet për situatën e sigurisë në vend

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla po qëndron në vizitë zyrtare në Kroaci me ç’rast në Parlamentin kroat u takua me Komisionin për Politikë të Brendshme dhe Siguri Kombëtare të kryesuar nga Siniša Hajdaš Dončić.

Sipas Sveçlës në këtë takim u diskutua për situatën e sigurisë në vend, veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Shpreha mirënjohjen për partneritetin e shkëlqyer që kemi me Kroacinë dhe për rolin aktiv në mbështetjen e pakursyer për Kosovën në vazhdimësi, si në procesin e njohjeve, antarësimeve në mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Diskutuam për situatën e sigurisë në vendin tonë, veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit ku shpalosa të gjitha faktet që pas këtij sulmi qëndron Serbia me të gjitha kapacitetet shtetërore të saj. Po ashtu, i njoftova anëtarët e Komisionit për të arriturat tona në luftën kundër krimit të organizuar”, tha ai.

Derisa është diskutuar edhe për komunitetin kroat që jetojnë në Kosovë dhe angazhimin e tyre për ngritjen e mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës.

“Patëm mundësinë të diskutojmë edhe për komunitetin kroat që jetojnë në Republikën e Kosovës të cilët përveç që janë vlerë e shtuar e shoqërisë sonë, angazhohen edhe në institucionet tona për ngritjen e forcimin e mëtutjeshëm të shtetit tonë. I falënderova anëtarët e Komisionit për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Republikën e Kosovës. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe më tutje si dy shtete aleate që angazhohemi për paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë”, shkroi tutje Sveçla.

Show More

Related Articles

Back to top button