Shefi i diplomacisë së BE-së Zhozef Borell gjatë qëndrimit në Shkup një ditë më parë deklaroi se të gjitha partitë politike duhet të punojnë pa dallime për të ecur në rrugën e eurointegrimit duke përfshirë këtu edhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Borell tha se nga kjo nuk do të përfitojë vetëm një parti politike, por i gjithë vendi.
“Të shkuarit drejt rrugës evropiane duhet të jetë mbi garën tuaj ndërpartiake, duhet të konsiderohet si synim nacional dhe të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për këtë. Është diçka për të cilën vendi ka nevojë. Në mënyrë që të keni progres në procesin e negociatave, do të jetë kruciale të ndërtoni bashkëpunim, të shmangni përçarjen politike sepse BE-ja ja vlen për këtë. E kuptoj se mund të keni dallime për shumë gjëra dhe për këtë është demokracia, t’u jepni qytetarëve propozime të ndryshme. Por nuk duhet të ketë dallim politik në çështje që lidhën me BE-në. Nëse doni të ecni në rrugën e BE-së, duhet të kompletoni procesin e ndrzshimeve kushtetuese dhe të avanconi në reformat kryesore. Kjo është në interes të qytetarëve të vendit”, deklaroi Zhozef Borell, shef i diplomacisë së BE-së. /Alsat.mk