LajmeMaqedoni

Petrov: Nuk ka qytet më të ndyrë se Shkupi, nuk na duhet BE-ja për këtë

Sa më shpejt të fillojmë të bëjmë detyrat, aq më mirë është për vendin. Kemi pasur një periudhë 11 vjeçare në kohën e VMRO-DPMNE-së ku ish-kryeministri ka thënë se nuk është e rëndësishme nëse do të aderojmë në BE, është e rëndësishme ta kthejmë Evropën në shtëpi. Është një proces që nuk mund të zëvendësohet dhe garancia më e mirë është frenimi i krimit, krijimi i institucioneve demokratike. Bashkimi Evropian është familje e bazuar në vlerat demokratike”, tha Andrej Petrov, anëtar i OE të LSDM-së në emisionin Kliko Plus në TV21.

Ai theksoi se nuk varet nga BE-ja nëse ne i pastrojmë rrugët. Ai iu referua Shkupit dhe si duket ai.

“Nuk ka qytet më të ndyrë se Shkupi, nuk na duhet BE-ja për këtë, por të gjithë ata që kanë marrë postin duhet ta kryejnë siç duhet. Në vetë samitin në Bled u tha se janë dy procese që ecin së bashku, procesi i ristrukturimit të brendshëm të BE-së dhe procesi i zgjerimit, dhe u tha kategorikisht se kanë vendosur objektivin e vitit 2030 për hyrjen e disa shtete anëtare. “Nuk mund të bëhesh shtet anëtar pa reforma”, tha Petroov.

Show More

Related Articles

Back to top button