LajmeMaqedoni

Miratohen ndryshimet në Dekretin për punë në zyrë dhe punën arkivore

 Me propozim të zëvendëskryeministres për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, Qeveria miratoi ndryshimet në Dekretin për punën në zyrë dhe punën arkivore, të cilat do t’u mundësojnë institucioneve të punojnë plotësisht në mënyrë digjitale me përdorimin e nënshkrimeve elektronike, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

“Kjo është një zgjidhje urgjente që do të kalojë periudhën deri në miratimin e rregulloreve të reja ligjore që do të rregullojnë funksionimin elektronik të zyrës dhe arkivit”, citohet në kumtesë.

Me ndryshimet në këtë Dekret, sqarohet në kumtesë, do të kapërcejnë pengesat me të cilat përballen organet që synojnë digjitalizimin e plotë të proceseve të tyre të brendshme.

“Një nga pengesat në Dekretin e deritanishëm është se rregullon që dokumenti i poseduesit me të cilin kryhet korrespondenca zyrtare me një mbajtës tjetër duhet të përmbajë edhe një shenjë të vulës zyrtare për mbajtësit e materialit publik të arkivit dhe dokumentar. Me ndryshimet, institucioneve do t’u mundësohet nënshkrimi i korrespondencës zyrtare me nënshkrim elektronik dhe zgjatja e vlefshmërisë së nënshkrimit elektronik duke përdorur vulën elektronike të kohës, e cila do të shmangë printimin e detyrueshëm të dokumenteve për shkak të detyrimit të mëparshëm që përmban shenja e vulës zyrtare”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Dekreti i ndryshuar është akt nënligjor i Ligjit aktual për Materialin Arkivor. Ligji i ri për punën arkivore, i cili do të rregullojë plotësisht digjitalizimin e punës në zyrë dhe punës arkivore, aktualisht është në ENER dhe është i hapur për komente nga publiku. 

Show More

Related Articles

Back to top button