LajmeMaqedoni

Taravari: Bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrov janë të pritshme

Para disa muajsh mbajtëm qëndrimin se duhen zgjedhje të dyfishta, por zgjedhja e Presidentit do të mbetet në hije, tha Arben Taravari.

“Ne e dimë që bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrovit janë të pritshme, por nuk kemi pasur miq më të mirë se vendet perëndimore dhe ata na kanë ndihmuar gjithmonë kur kemi pasur nevojë për ndihmë, historikisht nuk kemi pasur ndihmë nga Rusia.

99% e partive politike thonë se pretendojnë të hyjnë në BE dhe ne kemi ndihmë nga vendet perëndimore”, tha Taravari për “Kanal5”.

Taravari thotë se nëse zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale mbahen së bashku, atëherë zgjedhja e Presidentit do të mbetet nën hije.

“Para disa muajsh kemi mbajtur qëndrimin se duhen zgjedhje të dyfishta, por zgjedhja e Presidentit do të jetë në hije, prandaj i gjithë pushteti politik do të përqendrohet në zgjedhjet parlamentare. Ne si parti pajtohemi që 8 maji të jetë dita e zgjedhjeve”, tha Arben Taravari.

Show More

Related Articles

Back to top button