LajmeRajon

Osmani e informon ish-Sekretarin amerikan Kerry për sigurinë në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Osmani tha se me të ka folur edhe për çështjen e sigurisë në veri të vendit dhe për rëndësinë që ka udhëheqja e SHBA-së në këtë drejtim.

“Në Konferencën për Ndryshimet Klimatike takova Sekretarin John Kerry dhe e informova atë për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. E lavdërova për lidershipin e tij në çështjet e klimës dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.

Show More

Related Articles

Back to top button