LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Mbeshtetje e fortë ndaj industrisë së municioneve, kontribut aktiv në sistemin e mbrojtjes së NATO-s

Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje ekonomike, Fatmir Bitici dhe ministren e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, zhvilluan një vizitë zyrtare në fabrikën “ATS AMMO” në Samokov, e specializuar në prodhimin e municionit të kalibrit të vogël.

Në këtë ngjarje, Kryeministri Kovaçevski shprehu krenarinë për rolin dhe kontributin e kësaj fabrike, e cila, me një traditë prej 42 vitesh, ka arritur të bëhet një nga liderët botërorë në sektorin e prodhimit të municioneve. Ai theksoi se “ATS AMMO” është e vetmja fabrikë maqedonase e licencuar për prodhimin e municionit të kalibrit të vogël, duke njohur cilësinë dhe standardet e NATO-s.

Kovaçevski po ashtu bëri një apel ndaj kompanive vendase që të ndjekin shembullin e suksesit të “ATS AMMO” dhe t’i përshtaten standardit të lartë të Aleancës. Ai vuri në dukje përpjekjet e Qeverisë për të inkurajuar investime serioze përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, duke përmendur rritjen e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes në përputhje me standardet e NATO-s.

Zëvendëskryeministri Bitici, nga ana e tij, inkurajoi kompanitë vendase të ndjekin rrugën e avancimit teknologjik dhe modernizimit të prodhimit. Ai theksoi rolin e Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, që ka ndihmuar mbi 900 kompani vendase për t’u përshtatur me kërkesat e Aleancës dhe për të stimuluar rritjen ekonomike.

Ministrja e Mbrojtjes, Petrovska, vlerësoi “ATS AMMO” si një kompani serioze me cilësi të lartë dhe shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për të përdorur produktet e saj. Ajo njoftoi se kjo kompani është regjistruar në tregun e NATO-s dhe ka shërbyer si një shembull pozitiv për kompanitë tjera vendase. Petrovska shtoi se Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë bashkëpunimin me “ATS AMMO”, duke përfshirë zhvillimin dhe fillimin e prodhimit të dronit të parë të Maqedonisë. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button