Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se çdo mundësi që Qeveria të ndihmojë punëdhënësit për rritjen e pagave në sektorin privat, nuk duhet të shihet si paraqitje e problemeve, përcjell TV21. Bytyqi thotë se çdo punëdhënës në vend po lufton për një punëtor më tepër.
“Çdo punëdhënës, lufton për një punëtor më shumë dhe gjithsesi se çdo ndihmë që vjen e përbashkët këtu, nga Qeveria, dora e shtrirë e Qeverisë deri tek punëdhënësit që të kenë mundësi të japin paga më të larta, nuk duhet të shihet si…moment i caktuar i problemeve që do të paraqiteshin. Unë mendoj se pasi që të ngrihen pagat në një nivel, është shumë vështir që të kthehen më nivelin më të ulët”, tha Bytyqi.