LajmeMaqedoni

Maqedonia nuk do të furnizohet me tanke klasike! Petrovska: Tanket që ia dhuruam Ukrainës, teknologji e vjetër

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska tha se i janë dhuruar tanke Ukrainës për shkak se të njëjtit nuk i plotësonin kushtet për transformimi dhe modernizim të Armatës, përcjell TV21. Petrovska tha se tanket do të zëvendësohen me automjete të reja luftarake, që nuk do të jenë tanke klasike.

“Bëhet fjalë për teknologji të vjetërsuar, punojmë në atë që ta zëvendësojmë me automjete të reja, që do të vijnë. Por nuk do të jenë tanke klasike? Nuk do të jenë, për shkak se kjo është pjesë e modernizimit të Armatës së Maqedonisë dhe ristrukturimit, që të plotësojmë qëllimet e NATO-s, që nuk do të thotë se humbasim në atë segment të armatimit, vetëm zëvendësohen me mënyrë më të sofistikuar dhe modern të armatimit”, tha Petrovska.

Show More

Related Articles

Back to top button