Kostantina Kamitsi, amabasadorja e Greqisë ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për të ndjekur seancën e Fredi Belerit që do të shqyrtoj marrjen e lejes së posaçme si kryebashkiak i zgjedhur i Himarrës.
Beleri vijon të ndiqet nga përfaqësuesit e Greqisë në seancat e tij që vazhdojnë prej muajsh.
Fredi Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave dhe nga ana tjetër çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke.
E cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar.