LajmeMaqedoni

“Babai i Vanjës i ka dhënë informacione grupit të të dyshuarve”/Ministri Spasovski jep informacione nga tragjedia në Maqedoni

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se nga të dhënat fillestare, dyshohet se 14-vjeçarja Vanja Gjorqevska është kidnapuar nën dijeni të babait të saj, me qëllim që të merren para nga nëna e të miturës, shkruan TV21.

Në lidhje me: I dyshuari për kryerjen e v’asjes është në arrati! Spasovski: Do të bëjë gjithçka që ai të del para drejtësisë

“Një nga personat, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas informatave të para, të një anëtari të familjes, e ka ka kryer…e ka organizuar kryerjen e veprës penale, me qëllim që të merren para nga nëna e të miturës, nga çka të gjithë të përfshirët do të kishin përfitime të parave, respektivisht përfitime materiale”, tha Spasovski.

Në lidhje me viktimën tjetër, 74-vjeçarin Pançe Zhezhovski, Spasovski tha se të dyshuarit për kryerjen e veprës kanë shfrytëzuar veturën e tij, për kidnapimin e Vanjsë, ndërsa tregoi se grupit informacione i ka dhënë babai i të miturës.

“Në lidhje me viktimën tjetër, personin më të moshuar nga Velesi, që nuk ka asnjë lidhje me të miturën, drejtpërdrejt personi dhe e mitura nga Shkupi, por për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura me njërin nga të dyshuarit, vetura e tij Citroen është marrë dhe është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, që më pas kjo veturë është gjetur e djegur, pikërisht me atë veturë është marrë e mitura, dhe atë në hyrje të ndërtesës së banimit, deri sa më parë, sipas rrëfimeve të të dyshuarve, babai i saj ka ndarë informacione me organizatorin për ditën dhe kohën e daljes së saj, të vetmuar nga shtëpia”, tha Spasovski./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button