LajmeRajon

Tension në Kuvendin e Shqipërisë, opozita vazhdon me skenarin e përmbysjes së karrigeve dhe hedhjes së tymueseve

Ka nisur mes kaosit total seanca plenare në Kuvend, pasi deputetët e opozitës me të nisur punimet ndezën tymueset, teksa po godasin tavolinat.

Ndërkaq, efektivët e Gardës së Republikës po mundohen t’ua heqin flakadanët nga dora deputetëve.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përpjashtuar nga Kuvendi pasi hodhi tymuese në sallën e Kuvendit.

Deputeti demokrat u përplas edhe me Gardën që tentuan t’i merrnin tymueset nga duart. Ishte kolegia e tij, Albana Vokshi që mbante tymueset në duar dhe refuzoi t’ia jepte gardës, duke ia dhënë Nokës.

Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e opozitës.

Ndërkaq mes kaosit kryeparlamentarja Lindita Nikolla i tërhoqi vëmendjen ligjvënësit demokrat: “Flamur, thirri mendjes, ishin fjalët e Nikollës drejtuar Nokës./oranews

Show More

Related Articles

Back to top button