LajmeMaqedoni

Spasovski: Të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase

Kriminelët janë kriminelë, monstrat janë monstra pavarësisht se cilës fe dhe komb i përkasin, tha ministri Oliver Spasovski, duke theksuar se të gjithë të dyshuarit për vrasjen e të miturës Vanja janë të përkatësisë etnike maqedonase.

“Ky është një rast i izoluar, i një grupi të organizuar kriminelësh…, banditësh…, monstrave, që donin të zhvatnin përfitime financiare dhe njihnin familjen. Ndryshe nga spekulimet dua të theksoj se të gjithë të dyshuarit janë janë maqedonas… në raste të tilla nuk guxojmë të hyjmë në konotacione si ndëretnike, ndërfetare, ndërpartiake… kriminelët janë kriminelë. Monstrat janë monstra, pavarësisht se cilit komb dhe fe i përkasin”, tha Spasovski

Show More

Related Articles

Back to top button