Dardan Krivaça, i cili në muajin gusht u dënua me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi dhe vrau një vajzë 18-vjeçare të quajtur Marigona Osmani, ka kërcënuar nga burgu motrën e të ndjerës.
Kjo është bërë me dije nga babai i dy motrave Muhabi Osmani, i cili ka rrëfyer se mesazhe të ndryshme, në rrjete sociale, nga profile në emër të Krivaqës, kanë kërcënuar familjes e tij. Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigonës, në vitin 2021 në Ferizaj.
“Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që: “Edhe këtë vajzën e madhën që e keni do t’ia bëj njësoj”. E kemi raportu në Polici, tani janë duke u marrë ata me këtë rast”, deklaron Osmani për mediet.
Ata shprehen se organet ligjzbatuese ende nuk e kanë gjetur se nga i ka ardhur ai mesazh.
“Rasti ka ndodhur para një viti. Nuk kemi të dhëna, jemi duke pritur, prokurori e ka marrë rastin, ende s’na ka kthyer përgjigje që kur ka ardhur ai mesazh dhe nga ka ardhur. Ai ka qenë në burg, SMS-i ka ardhë nga profili i tij në rrjete sociale në telefonin e bashkëshortes. Kur kemi shkuar në polici, ai i hetuesisë ka pyetur prokurorin që të na e bënte intervistën apo jo, paramendoje ti, tani prokurori tha merrini në pyetje. Duke e ditur rastin tonë”,shtoi Osmani.