Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shtunën pritet ta mbledh Këshillin Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’ua prezantuar dhe zgjedhur kryesinë e re të partisë.
Këshilli Drejtues i LDK-së do të mblidhet të shtunën, por ende nuk është caktuar ora e saktë e mbledhisë.
Në këtë mbledhje, Abdixhiku dhe Këshilli Drejtueses i LDK’së pritet t’i zgjidhin nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë se së, të cilët pritet t’i propozojë kryetari i partisë.
Thuhet se planet e Abdixhikut janë që LDK-ja në kryesinë e re t’i ketë të paktën dy nënkryetare gra.
Nga ana tjetër, nder emrat e përfolur për të qenë pjesë e kryesisë së re si nënkryetar është edhe Lutfi Haziri.
Lumir Abdixhiku me 19 nëntor të këtij viti, në Konventën e 10 Zgjedhore të LDK’së është rizgjedhur sërish në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
333 delegatët e pranishëm, atë ditë, votuan në mënyrë unanime që Abdixhiku të drejtoi sërish LDK-në. Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura.