LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Pas 17 viteve Maqedonia do të ketë zgjedhje të rregullta parlamentare

Kryeministri i vendit Dimitra Kovaçevski menjëherë pas takimit të liderëve deklaroi se ndjehet i lumtur që më në fund pas 17 viteve Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbaj zgjedhje të rregullta parlamentare.

“Biseduam për ndryshimet kushtetuese, me çrrastë thamë se janë rruga e vetme për integrimin e vendit në BE. Ndryshime Kushtetuese mbesin parakushti kryesor për vazhdimin e rrugës sonë evropiane. Nuk ka alternativ tjetër për rrugën tonë drejtë BE-së, çdo tezë tjetër është e gabueshme. Tema e fundit ishte data për zgjedhje, jam i lumtur që më në fund pas 17 viteve do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare”, tha Kovaçevski, duke shtuar se takimi i liderëve ka kaluar në atmosferë pozitive

Kovaçevski njoftoi se mbetet në fuqi Marrëveshja e Përzhinos për Qeveri teknike, ndërsa theksoi se do të respektohet edhe marrëveshja me BDI-në, për kryeministrin e parë shqiptar në RMV.

“Sipas ligjit, qeveria teknike, respektivisht qeveria e Përzhinos do të ketë nga 28 janari dhe detyrimin ligjor që e kam unë si kryeministër, do të realizohet dhe gjithsesi edhe marrëveshja e koalicionit që e kemi në korniza të koalicionit, do të përmbushet”, pohoi Kovaçevski duke shtuar se nuk dëshiron të spekulojë për emrin e kryeministrit në qeverinë teknike.

Show More

Related Articles

Back to top button