LajmeRajon

Aksioni i opozitës, mbledhjet e 3 komisioneve parlamentare do të zhvillohen online

Këtë të martë është parashikuar që 3 komisione parlamentare të zhvillojnë punimet e tyre.

Konkretisht do të mblidhen Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare.

Të gjitha komisionet do të mbahen “online” për shkak të aksionit të opozitës, e cila është zotuar që të mos lejojë punimet normale në Kuvend.

Opozita ka paralajmëruar se nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e tyre, atëherë aksioni opozitar do të përshkallëzohet.

Mazhoranca, për të shmangur tensionet me opozitën, prej disa javësh i zhvillon komisionet “online”

Show More

Related Articles

Back to top button