LajmeMaqedoni

Alajdin Ismani kundër Xhaferit: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut s’kanë nevojë për një kryeministër 100-ditësh, që do ta kënaqë veten dhe 20 tjerë rreth tij

Analisti Alajdin Ismani në një intervistë për “Ora News” u shpreh se për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut ka kohë që flitet dhe mendohet se është caktuar data 8 maj për mbajtjen e tyre.

Ai theksoi se klasa politike shqiptare është ndarë në dy blloqe.

“Kemi bllokun e partive që janë në pushtet, të njohura si blloku evropian. Kemi më pas bllokun opozitar për ndryshimet evropiane. Janë dy blloqe të ndara, ku dihet që partitë që janë në pushtet kërkojnë me ngulm, ose e thënë më saktë që është bërë një marrëbveshje jo e shkruar mes LSDM-së dhe BDI-së për një kryeministër të parë shqiptar.

Kërkesa është që kryeministri shqiptar të jetë nga partia e tyre, por është dhe Partia e Aleancës për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari, të cilët do ishte korrekte të futen në bisedime për të marrë pjesë në bisedime.

Ajo që na tërheq më shumë vëmendjen neve si shqiptarë është fakti që partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut me një dinakëri të theksuar po e shfokusojnë çështjen e shqiptarëve dhe problemet ekonomike që ata kanë tek çështja e kryeministrit shqiptar.

Dhe çështja është se çfarë fitojnë shqiptarët me marrjen e kryeministrit në 100 ditëshin e fundit qeverisës. Përveç se është një kolltuk që do e marrë thjesht një person dhe që do të kënaqë ata 20 veta që ka përreth tij asgjë nuk do fitojnë shqiptarët nga kjo.

Pasi çështja ekonomike dhe rregullimi i situatës është ajo që kanë më shumë nevojë shqiptarë, pasi Maqedonia e Veriut përveç se është futur në një krizë të thellë politike, por tashmë është dhe ajo ekonomike.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë për një kryeministër 100-ditësh, por për një udhëheqje 4-vjeçare. Ndaj këtu mendoj se partitë shqiptare nuk mendojnë për interesin e qytetarëve të tyre, por për interesin e tyre politik”, u shpreh ndër të tjera analisti Alajdin Ismani.

Show More

Related Articles

Back to top button