Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e mohon informacionet e përhapura rreth një pretenduar tentative për rrëmbim të një të mituri në oborrin e shkollës në komunën e Karbincit. Në një deklaratë zyrtare nga MPB, thuhet se ka pasuar një raportim zyrtar në polici nga shkolla fillore e Komunës së Karbincit në lidhje me një ngjarje të ndodhur sot më 5 dhjetor 2023.
“Sipas paraqitjes zyrtare në polici: Sot (05.12.2023) në ora 09.52 në SPB Shtip nga një shkollë fillore në Komunën Karbinci është paraqitur se rreth orës 09.30 në oborrin e shkollës me automjet të tipit “Golf” ka ardhur një djalosh i ri, i cili sipas paraqitjes, ka ftuar një vajzë të hyjë në veturë që të shkojnë të pinë kafe, por ajo menjëherë është kthyer në shkollë dhe ka paraqitur te drejtoresha. Po punohet në pastrimin e rastit”, informojnë nga MPB.
Autoritetet lokale dhe policia janë duke hetuar ngjarjen dhe rasti po zbardhet. MPB thekson se përhapja e spekulimeve të tilla, disa prej të cilave mund të kenë motive politike, synon të shkaktojë panik dhe ndjenjë të pasigurisë te qytetarët. Ministria bën thirrje që qytetarët të mos bien në grackat e spekulimeve të panëna dhe të jenë të kujdesshëm me informacionin që përdorin.