Matija Popoviç, sulmues i lindur në vitin 2006, do të vijë në janar si transferim i lirë nga Partizani i Beogradit. Sipas “Sky”, është arritur një marrëveshje me lojtarin serb, kontrata e të cilit me Partizanin e Beogradit skadon më 31 dhjetor dhe për këtë arsye do të mbërrijë te Milani falas.
Mungojnë vetëm detajet, më pas 17-vjeçari, në realitet do t’i mbushë më 8 janar, datë pas së cilës pritet të mbërrijë në Itali, do të mund t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën e re.
Marrëveshje prej 4 vitesh e gjysmë për një lojtar me perspektivë, në të cilin drejtuesit besojnë shumë. Matija Popoviçi do të stërvitet menjëherë me ekipin e parë. I gjatë 195 centimetra, ai është një lojtar teknik (me Partizanin ka shënuar 21 gola në 25 ndeshje) dhe nuk është për t’u habitur që mund të luajë edhe si fantazist./Panoramasport/