Në një intervistë ekskluzive dhënë televizionit A2 CNN, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti shprehu shqetësimin nga rreziku i falsifikimit të zgjedhjeve paralamentare në pranverë dhe këtë e bazon në refuzimin e emërimit të anëtarit të shtatë të KSHZ-së nga opozita shqiptare.
Mexhiti më tej tha se duke pasur parasysh se partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE refuzon qeverinë teknike, Lidhja Evropiane për Ndryshim është e gatshme të merr përgjegjësinë për të propozuar kandidat për ministër të brendshëm, të financave dhe të Punës dhe Politikës Sociale, deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Ndryshe për momentin KSHZ ka 6 anëtarë, katër nga shumica dhe 2 nga opozita, ndërsa anëtar i shtatë deri në emërimin ministër ishte Krenar Lloga kur ASH ishte opozitë, për momentin ky vend mbetet i zbrazët sepse kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi refuzon tia ndan opozitës shqiptare.