LajmeMaqedoni

Ali Ahmeti: Europa na pret!

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar se duhet të vuloset e ardhmja e vendit tonë, drejt Evropës.

“Në këto çaste vendimtare për ardhmërinë e vendit, po ju shkruaj nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ku bashkë me kolegët deputetë kemi mbi supe përgjegjësinë madhore për të vendosur se a do të vazhdojë apo jo vendi ynë hapërimin drejt rrugës së integrimit.
Të qarta dhe shumë decide ishin sot deklarimet e kryetares së Komisionit Europian, znj. Ursula von der Leyen për përkrahjen që na japin të gjitha shtetet e Europës, për përmbajtjen e propozimit të presidencës franceze që nuk cënon në asnjë mënyrë tiparet e identitetit gjuhësor, kulturor dhe historik të bashkëqytetarëve tanë maqedonas.
Bashkë kemi ndërmarrë vendime të rëndësishme që u dëshmuan të dobishme për të gjithë ne, prandaj këto ditë le të reflektojmë thellë dhe le të vulosim ardhmërinë tonë europiane. EUROPA NA PRET!”, ka shkruar Ahmeti.

Show More

Related Articles

Back to top button