LajmeRajon

Reagon Pacolli: Tragjedia e Liridonës po përdoret për të tërhequr vëmendjen, po e njollosin imazhin e të tjerëve

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar të mërkurën se nga largësia ka vërejtur “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike”.

Sipas tij, është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjen publike.

“Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Për të sqaruar publikun, ai ka thënë se po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej gjashtë muajsh, që e ka penguar të marr pjesë në varrimin e Liridonës.

Për këtë gjë kreu i AKR-së është shprehur se janë përkujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e tij.

Më 29 nëntor, Liridona Ademaj-Murseli u vra në Prishtinë. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është arrestuar nën dyshimin se e ka organizuar aktin. Murseli ka qenë këshilltar i jashtëm i Pacollit. 

Postimi i plotë

Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar ndonjë “imazh”.

Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjën publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave.

Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi).

Lereni drejtesine ta thot fjalen e vet o ju qe ja futni kot!

Show More

Related Articles

Back to top button