LajmeRajon

Dënohen me burgim të akuzuarit për sulm ndaj Valon Sylës

Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka dënuar me nga dy vjet burgim secilin nga tre të akuzuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Sipas vendimit të Gjykatës, atyre do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Ata janë dënuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesa e Sylës për dëmshpërblim prej 30 mijë eurosh është refuzuar nga Gjykata.

Valon Syla ishte sulmuar në prill të këtij viti nga tre persona.

Show More

Related Articles

Back to top button