LajmeMaqedoni

Ali Ahmeti: Më 28 janar kryeministri shqiptar në RMV

Në takimin e fundit të liderëve të partive politike u dakorduan datat e zgejdhjeve presidenciale dhe parlamentare. Kryeministri Dimitar Kovacevski deklaroi se do të respektohet marrëveshja dhe në 100 ditët para zgjedhjeve do të ketë qeveri teknike.

Nga Tropoja, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, u shpreh i prerë se Kryeministri shqiptar do t`i prijë qeverisë teknike.

“Më befasoj pak Azgan Haklaj, të cilin e kam njohur të fortë dhe ai është i fortë – kur tha besoj. Azgan, s`ka besoj. Më 28 Janar do të kesh Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, tha Ali Ahmeti.

Ndërkohë, partitë politike vazhdojnë me përgatitjet për zgjedhjet. VMRO-DPMNE pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv njoftoi se do të formohet shtabi republikan zgjedhor, me të cilin do të udhëheq lideri partiak, Hristijan Mickoski.

“Komiteti Ekzekutiv miratoi vendimin për formimin e Shtabit Republikan Zgjedhor që do të udhëhiqet nga Kryetari Mickoski, kurse zëvendës i tij do të jetë sekretari I përgjitshëhm, Gjorgjija Sajkoski. Kanë nisur edhe përgatitjet për zgjedhjen e kandidatit të VMRO-DPMNE-së për president të vendit, zgjedhja e të cilit tradicionalisht do të bëhet në Konventën Zgjedhore më 2 Mars 2024 në Shkup”, tha Aleksandar Nikolovski.

Socialdemokratët kanë filluar me nismën për formimin e frontit evropian duke u bërë thirrje të gjithë aktorëve shoqëror që janë për anëtarësimin e vendit në BE, t`i bashkohen këtij fronti.

“LSDM është gati dhe në emër të interesave kryesore shtetërore dhe kombëtare, shkon në fitore të dyfishtë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vitin e ardhshëm”, tha Martin Kostovski.

Opozita shqiptare tashmë ka bërë publike se në zgjedhjet presidenciale do ta kenë kandidatin e tyre, kurse në BDI janë në pritje të vendimit se si do të rreshtohen në zgjedhjet presidenciale – do të shkojnë me kandidat të përbashkët me LSDM-në ose do ta kenë kandidatin e tyre kurse në rrethin e dytë të mbështetet kandidati socialdemokrat./KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Back to top button