Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se gjatë ditës së sotme pritet që të dorëzohet kërkesa për ekstradimin e Lupço Palevskit-Pallço, i cili dyshohet për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, shkruan TV21. Lloga tha se beson që për kohë të shkurtër do të marrin përgjigje pozitive nga autoritetet turke.
“Të gjitha shkrimet nga Ministria janë përkthyer në gjuhën turke, sot deri në fund të orarit të punës gjithashtu edhe nga Prokuroria Publike do të përkthehen dhe sot do të lëshohet edhe përmes postës elektronike dhe përmes ambasadës sonë dhe besoj që pas marrjes së kërkesës sonë, do të kontaktojmë drejtpërdrejt edhe me ministrin e Drejtësisë nga Republika e Turqisë”, deklaroi Lloga./tv21.tv