Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit. Jeta ime ishin fëmijët dhe puna ime. Ai ka mbetur vetëm dhe kemi folur vetëm për fëmijët, thotë për ish-bashkëshortin e saj.
“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr”, thotë Zorica Gjorçevska.
“Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr. Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmur, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo,” tha ajo.
“Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.
Më tej ajo shprehet se nuk e di nëse ish-bashkëshorti i saj kishte borxhe, pasi nuk ishte e përfshirë në jetën e tij. Ajo u lut mos ju bëjnë pyetje sepse edhe ajo nuk e kupton situatën që ndodhej.
Përndryshe, vrasja e Vanjës nga pesë personat e dyshuar, sipas prokurorisë, është ndihmuar edhe nga babai Aleksandri i cili vrasësve ju ka dhënë informacion për vendndodhjen e Vanjës. Sipas prokurorisë, babai këto informacione i ka dhënë që Vanja e rrëmbyer të përdoret si peng për të kërkuar para nga nëna, e cila kishte shitur një banesë dhe babai kërkonte pjesë. /Telegrafi/