LajmeMaqedoni

“Respekt dhe besim i veçantë”, Xhaferi falënderon Ali Ahmetin

Kryeparlametari Talat Xhaferi e pranon vendimin e Kryesisë Qendrore të BDI-së që ai të jetë kryeministër i parë shqiptar, ndërsa ka falënderuar liderin Ali Ahmeti. Nëpërmjet një paraqitje virtuale, Xhaferi deklaroi se do t’i përgjigjet detyrës së re me përgjegjësi, kjo për të realizuar pritshmëritë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Për mua do të thotë respekt i veçantë dhe besim i veçantë nga organet partiake për të nominuar për kryeministër dhe s’do mend se besoj se me përgjegjësinë më të madhe do të përgjigjem ndaj përgjegjësisë së re e cila më është besuar”, tha Xhaferi

Show More

Related Articles

Back to top button