Qendra Analitike Hulumtuese e Aleancës për Shqiptarët sot do të zhvillojnjë aktivitet që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë e grave dhe vajzave.
Në ora 11:30 në Holiday In në Shkup do të filloj diskutimi i Panelit me temë:
“AKTIVIZOHU KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE”
Panelistët e ftuar janë: Sumea Ramadani (psikologe), Qendra Nacionale për Barazi Gjinore,
Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë, Vjollcë Berisha, Kryetare e Asamblesë së Gruas – ASH dhe
Flakron Bexheti, Sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale
Fjalë hyrëse do të ketë edhe Dr. Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët. (INA)