LajmeRajon

BE-ja do t’ju bëjë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të vendosin sanksione kundër Rusisë

Në seancën e përbashkët që do të mbahet javën e ardhshme, Bashkimi Evropian (BE) qartë do tëkërkojë nga vendet e Ballkanit Perëndimor tërësisht të harmonizohen me politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, njofton Portalb.

Në fund të samitit midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të duhet të miratohet draft-deklaratë deri te e cila ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë. Madje, në draft-deklaratën thuhet se harmonizimi me politikat e BE-së është shenjë e qartë për orientimin strategjik të partnerëve, tani më shumë se kurdoherë, në kontekst të luftës agresive ruse kundër Ukrainës dhe sfidat e tjera të sigurisë.

Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të BE-së më 13 dhjetor do të takohen me kolegë nga gjashtë vendet e rajonit në samitin e rregullt vjetor BE-Ballkani Perëndimor.

“Vizioni i përbashkët për ardhshëm përfshin vlera të përbashkëta dhe përgjegjësi të përbashkët. Derisa e thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, ju bljmë thirrje që të bëjnë progres të shpejtë dhe të qëndrueshlm ndaj harmonizimit të plotë me politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë edhe masat restriktive të BE-së, si dhe të veprojnë në pajtueshmëri me të”, thuhet në draft-deklaratën.

Show More

Related Articles

Back to top button