Njësia Speciale Intervenuese ka nisur protestën para Qeverisë. Përveç tyre, janë edhe njësitë e tjera të Policisë së Kosovës.
Në mbështetje u ka dalë edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.
NJSI-ja, si njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, po kërkon ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.
Kjo njësi kishte protestuar edhe më 1 nëntor. Kishin paralajmëruar edhe një protestë tjetër, por ajo u anulua pasi kryeministri Albin Kurti i ftoi në takim. Më pas, Qeveria e Kosovës kishte miratuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, por të cilat nuk kanë qenë të kënaqshme për ta.