LajmeMaqedoni

Osmani, për president nuk kemi vendosur ende asgjë

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në një prononcim për TV21, i pyetur për kandidatin për president, nëse ata do të kenë një kandidat të tyrin apo do të jetë konsesensual me partitë e tjera, ai u përgjigj se po studiohen të gjitha mundësitë dhe për këtë kanë autorizuar edhe kryetarin e tyre të zhvillojë bisedime me partitë e tjerë.

“Për president nuk kemi vendosur ende asgjë, nëse do të dalim me kandidat tonin, apo do të mbështesim kandidat konsensual apo shqiptar. I kemi studiuar të gjitha opsionet dhe kemi autorizuar kryetarin Ahmeti për të zhvilluar negociatat për çdo opsion të mundshëm.”- tha Osmani

Show More

Related Articles

Back to top button