LajmeMaqedoni

Taravari: Mbështesim Talat Xhaferin për kryeministër!

Aleanca për Shqiptarët nuk sheh asgjë të keqë për ta mbështetur propozimin që Talat Xhaferi të jetë kryeministër teknik i vendit prej fundit të janarit të ardhshëm.

Sipas kryetari të kësaj partie, Arben Taravari, kjo është pjesë e marrëveshjes qeveritare mes BDI-së dhe LSDM-së para rreth 4 viteve.

“Jo Talat Xhaferi, po cilido shqiptar të ishte mendojmë se edhe kjo është njëfarë porosie dhe patjetër që do ta përkrahim”, tha Taravari.

Sipas tij, nuk ka të bëjë fare me përfitime, por për simbolikë, prandaj të gjithë shqiptarët duhet ta përkrahin këtë përzgjedhje.

Show More

Related Articles

Back to top button