LajmeMaqedoni

Vazhdon debati i amandamenteve për propozim-buxhetin për vitin 2024

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot do ta vazhdojë debatin e amandamenteve për Propozim-Buxhetin për vitin 2024.

Për propozim-buxhetin janë dorëzuar gjithsej 272 amandamente nga propozues të autorizuar, nga të cilat 250 janë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni.

Pas përfundimit të debatit të amandamenteve, propozim-buxheti duhet të miratohet në seancë plenare. Sipas afateve të përcaktuara, Buxheti për vitin e ardhshëm duhet të miratohet në Kuvend më së voni deri më 31 dhjetor.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm peshon 5,5 miliardë euro. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivelin prej 310,1 miliardë denarë dhe të njëjtat janë për 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023 , ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë ose rreth 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023.

Show More

Related Articles

Back to top button