LajmeRajon

KPK zgjedh Blerim Isufajn për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka përzgjedhur Blerim Isufaj për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale.

Në mbledhjen e mbajtur të hënën Isufaj është përzgjedhur sërish në këtë pozitë me 9 vota për dhe një kundër, raporton ATV.

Isufaj është përzgjedhur në këtë pozitë për një mandat katër vjeçar. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë edhe në vitin 2019.

Ndërsa gjatë kësaj mbledhje paraprakisht është njoftuar se janë refuzuar ankesat e dy kandidatëve të tjerë që ishin në këtë pozitë, prokurorët Atdhe Dema dhe Naim Abazi.

Gjatë kësaj mbledhje KPK me shtatë vota për, një votë kundër dhe dy abstenime ka përzgjedhur Zejnullah Gashin për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Ndërsa prokurori Enis Gashi është përzgjedhur kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, me 9 vota për dhe një kundër.

Show More

Related Articles

Back to top button