LajmeMaqedoni

PSZH ofron “Zonjës së Vjetër” portierin Xhanluixhi Donarumën, për…

Paraqitjet pozitive dhe pritjet madhështore të Xhanluixhi Donarumës vjen një moment që njollosën me disa gafa flagrante të tij, edhe pse te PSZH-ja nuk është se i kanë vuajtur shumë ato. Por kartoni i kuq i fundjavës së kaluar dhe skualifikimi i portierit italian duket se kanë vënë në provë serioze durimin e drejtuesve francezë.

Këta të fundit po mendojnë realisht që të ndryshojnë “gardianin” e portës në merkaton që vjen dhe shënjestra është pikërisht portieri i Juventusit, Vojçeh Shçezni.

Ndoshta, zgjedhja nuk është e rastësishme, pasi plani i PSZH-së është që të provojë t’i bëja gjërat sa më të lehtë në këtë tratativë duke parë debulesën e treguar nga Juventusi për Xhanluixhi Donarumën, në sezonet e kaluara.

Kështu që nëse bardhezinjtë nuk arritën që të bindin të ndjerin Mino Raiola në të kaluarën për ta çuar në Torino, këtë herë është PSZH-ja që ia ofron “Zonjës së Vjetër” kartonin e Donarumës, për të mbërritur te zgjedhja e tyre për të ardhmen e portës, Vojçeh Shezni, i cili vlerësohet në Torino me 35-40 milionë euro.

Show More

Related Articles

Back to top button