LajmeMaqedoni

Kovaçevski: OBRM-PDUKM duhet të propozojë ministra në MPB dhe MPPS

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha sot se ai do jep dorëheqje nga posti i kryeministrit, ndërsa OBRM-PDUKM duhet të propozojë ministrat e saj në qeverinë teknike.

“Ky është obligim ligjor, siç është obligim ligjor që 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, kryetari i Qeverisë të jep dorëheqje, që unë do ta përmbush obligimin tim ligjor, siç e kanë bërë kryetarët tjerë të Qeverisë”, tha mes tjerash sot kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski në pyetjen se çfarë do të ndodhte në rast se OBRM-PDUKM-ja e bojkoton pjesëmarrjen në qeverinë teknike.

Kovaçevski thotë se ky veprim i OBRM-PDUKM-së do të “njolloste procesin zgjedhor”.

“Nga OBRM-PDUKM duhet të propozojnë ministër në MPB, ministër në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe partitë tjera politike siç theksohet në ligj, këtu flasim tashmë për ato që vijnë nga pushteti, të propozojnë zv. ministra shtesë në Punë dhe Politikë Sociale në këtë rast, ndërsa nga OBRM-PDUKM të propozojnë zv. ministër shtesë në Ministrinë e Financave, në Ministrinë për Bujqësi, dhe Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë”, shtoi Kovaçevski.

Ndryshe, Kovaçevski pritet të dorëzojë dorëheqjen më 28 janar, pas çka detyrën pritet ta merr Talat Xhaferi, i cili është propozim i BDI-së për kryeministër teknik, funksion ky të cilin Xhaferi pritet ta ushtrojë për 100 ditë.

Show More

Related Articles

Back to top button