Nga 1 janari nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike tha sot Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Rryma që përdoret për nevoja elementare shtëpiake, ku në dy bllok tarifat e para janë pjesa dërmuese e amvisërive, sipas kreut të qeverisë e kanë të sigurt se nuk do tu shtrenjtohet, duke pasur parasysh se Qeveria do të vazhdoj të subvencionoj 90% të energjisë elektrike për amvisëritë.
Megjithëse tani EVN do të konfiguroj çmimin e ri të faturave të rrymës, nën mbikëqyrjen e Komisionit rregullator të energjetikës, Elektranat e Maqedonisë EMV i kanë dhënë ofertë për çmim më të lartë për 7% furnizuesit universal.
Për dallim nga viti kaluar kur kostoja e prodhimit të 1mgw/h ishte 53 euro, sivjet për 1mgw/h çmimi do jetë 57 euro. Deri në fund të dhjetorit pritet të bëhet korrigjimi i çmimeve të rrymës që do të zbatohet nga 1 janari.
“Blloku i parë dhe i dytë tarifor përfshijnë mbi 90%, madje diku 98% të amvisërive në shtet, për këtë kategori nuk do të ketë asnjë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike, siç nuk kishte shok-çmimesh që nuk lejuam për qytetarët. Blloku i tretë dhe i katërt janë një numër i vogël i amvisërive që konsumojnë më tepër energji elektrike, madje sipas të të ardhurave të tyre ngrohin hapësira më të mëdha dhe pishina, këtë munda ta bëjë secili sipas mundësive të veta, por do të paguaj më shtrenjtë energjinë elektrike” , deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.