BotaGostivarLajme

Andi Ismaili nga Gostivari hyn në finalen e “Supertalent” në Kroaci

Kampioni i shumëfishtë i botës në kërcim bashkëkohor, Andi Ismaili nga Gostivari siguroi një vend në finalen e talent show-it kroat “Supertalent”. Djaloshi katërmbëdhjetë vjeçar, një i pasionuar pas kërcimit, dëshmoi edhe një herë aftësitë e tij në kërcim duke u paraqitur në ditën më të mirë, para jurisë dhe publikut duke koreografizuar këngën “Skyfall” të Adelës, temë Filmi i James Bond.

““Nuk gjej fjalët e duhura për të shprehur sa i lumtur jam. Për finalen jam duke përgatitur diçka edhe më spektakolare”, tha Andi pas hyrjes në finale.

Djaloshi nga Gostivari ka filluar të kërcejë rreth 6 vite më parë dhe që atëherë ka arritur vetëm suksese dhe tituj prestigjioz. Ëndrra e tij është të arrijë në Hollivud dhe përveç kërcimit, përcjell pasionin për aktrimin.

Show More

Related Articles

Back to top button