LajmeMaqedoni

Skadon afati për aplikim për marrje me qira të tokës bujqësore mbi tre hektarë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) përkujton se më 21 korrik skadon afati në të cilin fermerët mund të aplikojnë për dy konkurset publike për marrje me qira të tokës bujqësore mbi tre hektarë me qëllim për kultivimin e mbjelljeve shumëvjeçare dhe prodhimin e ushqimit për kafshë.

Siç informojnë prej atje, përmes këtyre dy konkurseve publike në dispozicion janë vendosur gjithsej 3.769 hektarë tokë bujqësore shtetërore, të shpërndarë në shumë rajone nëpër shtet.

 “Gjithsej në dispozicion me qira me këtë konkurs janë paraparë 3.240 hektarë, të shpërndara në 22 rajone nëpër shtet: Berovë, Valandovë, Vinicë, Gostivar, Gjevgjeli, Dellçevë, Demir Hisar, Koçan, Kumanovë, Kavadar, Negotinë, Strugë, Strumicë, Ohër, Prilep, Probishtip, Radovish, Resnje, Tetovë, Veles, Shtip dhe Çair”, shtojnë prej atje.

Të drejtë në pjesëmarrje në konkurset publike kanë personat fizikë dhe juridikë vendorë dhe persona juridikë nga jashtë vendit.

Fermerët e interesuar dhe ekonomitë bujqësore më shumë informacione për konkurset publike mund të marrin në sektorin për tokë pranë Ministrisë, njësitë rajonale të Ministrisë ose në ueb faqen www.mzsv.gov.mk.  

Show More

Related Articles

Back to top button