LajmeMaqedoni

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Mimi Kodhelin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Delegacionit e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të paraprirë nga Mimi Kodheli, kryetarja e Komisionit, përcjell KlanM.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi të madhe për takimin dhe theksoi se të dyja vendet ndërtojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, me dialog politik intensiv dhe bashkëpunim në një numër të konsiderueshëm të fushave me interes të ndërsjellë. Intensiteti i vizitave të realizuara bilaterale në të gjitha nivelet është një nga treguesit më të mirë për cilësinë e raporteve ndërmjet dy shteteve.

Ai shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhme, me dinamikë akoma më të madhe. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndajnë qëllime dhe interesa të përbashkëta në planin e jashtëm-politik, dhe ky është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si edhe thellimi i bashkëpunimit rajonal. Ai i informoi kolegët deputetë nga Kuvendi shqiptar për nxjerrjen e Rregullores së re për punën e Kuvendit me konsensus, pas një pune të përbashkët shumëvjeçare dhe për mbajtjen e paradokohshme të Dialogut Zhan Mone të Kuvendit me Parlamentin Evropian në shtëpinë e Zhan Monesë në Bazosh, Francë.

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kodheli, theksoi se të dy vendet ndajnë vlera dhe histori të përbashkët, si edhe aspirata të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Bashkë dhe në mënyrë aktive marrin pjesë edhe në Procesin e Berlinit, në PBEJL dhe organizata tjera rajonale. Ajo potencoi se nevojitet demokratizim i mëtejmë i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim që gjithë rajoni të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Sugjeroi se kanë respekt të thellë për përpjekjet dhe vendimet e vështira që i ka marrë Republika e Maqedonisë së Veriut, duke e marrë parasysh ardhmërinë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën pritje dhe shpresë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bashkë do e vazhdojnë rrugëtimin e vet drejt integrimit evropian. Kjo do të ishte mirë edhe për vendet tjera në rajon, sepse përkushtimi për zhvillim gjithëpërfshirës të Ballkanit Perëndimor është i përbashkët./KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Back to top button