LajmeMaqedoni

Me të ashtuquajturin radar nate në tërë shtetin shqiptohen 133 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gjatë mbrëmjes së kaluar (14.07.2022) në intervalin kohor nga ora 21:00 deri më 24:00 Ministria e Punëve të Brendshme me radar të posaçëm për inçizim në kushte të natës, realizoi kontrollim të intensifikuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 133 shoferë, prej tyre dymbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy automjete me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 76 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit kurse 57 shoferë jashtë vendeve të banimit.

Show More

Related Articles

Back to top button