Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq thotë se nëse OBRM-PDUKM nuk merr pjesë në qeverinë teknike, atëherë ajo do do ti shmanget detyrimit ligjor, përcjell Telegrafi Maqedoni
“Talat Xhaferi ka njohuri dhe përvojë për të udhëhequr një qeveri teknike dhe prandaj do të marrë mbështetjen tonë pa hezitim. Në disa kushte të vështira parlamentare, në një bllokadë aktive të opozitës, ai luftoi dhe u mundua për të pasur një parlament sa më funksional”, tha zv. Bojan Mariçiq për “Sitel”.
Ai shtoi se nëse opozita vendos të mos marrë pjesë në qeverinë teknike, po i shmanget detyrimit ligjor.
“Përkatësisht, nga viti 2015 e tutje kemi qeverinë e Përzhinos dhe ajo qeveri është garanci se do të kemi zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe është obligim ligjor. Ikja e opozitës nga përgjegjësia është frika e humbjes në zgjedhje”, përfundoi Mariçiq./Telegrafi/