Rreth një javë më parë Thimi Prifti alias Thimi Droboniku u qëllua për vdekje nga një person i panjohur jashtë banesës së tij në Paleo Faliro. Pas kësaj ngjarjeje një lidhje dashuri e hershme mes Thimit dhe një gruaje që i dha atij rolin e ndërmjetësit për ato që sillnin drogë në Greqi, u risoll në vëmendje. Ky person sipas vlerësimeve të oficerëve të policisë greke me përvojë dhe njohuri të madhe në çështjet e tregtisë së paligjshme të drogës.
Ky person rezulton me një prani të bollshme në vitet ’90 deri në fillim të viteve 2000 në hapësirën televizive. “Megjithatë, askush nuk e dinte se çfarë fshihej pas një udhëtimi në vit që kjo grua bënte në vendet e Amerikës Latine dhe sigurisht që ishte e pamundur të lidhej me trafikun e drogës”, thotë një oficer policie që ishte marrë me personazhin televiziv. Për organet e akuzës, ai ishte njeriu që i dha Thimit, rolin që luante prej kohësh, atë të “ndërmjetësit”.
Por disa vite më vonë, “agjencitë e huaja shfaqën interes për lëvizjet e gruas greke, pasi “antenat” e tyre kishin kapur lëvizje dhe kontakte të dyshimta”, kujton një oficer policie që shërbente në atë kohë në Sektorin e Narkotikëve. Informacioni specifik u bë i sigurt kur rreth një dekadë më parë oficerë policie nga Evropa Veriore po festonin kur kolegët e tyre grekë kishin arritur ta lokalizonin në një lokal në Glyfada dhe e kishin vënë në pranga.
Ndaj saj, si dhe ndaj partnerit të saj në atë kohë, shërbimet e huaja kishin lëshuar një urdhër arresti për import dhe trafikim të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, disa milionëshe dhe pastrim parash. Ajo shkoi në burg, ndërsa Thimi, me të cilin ishin ndarë në atë kohë, krijoi familjen e tij, por nuk u largua asnjëherë nga roli i ndërmjetësit.
Ajo u arrestua në vitin 2013 së bashku me baronin anglez të drogës Kevin Steven Hanley. Ata ishin pjesë e një organizate që kishin trafikuar në Britaninë e Madhe 2 ton kokainë dhe sasi të mëdha marijuane dhe amfetamine si dhe kishin pastruar 2.4 mln paund britanikë.
Thimi Prifti alias Thimi Droboniku, herën e fundit që u kap me autoritetet ligjzbatuese greke ishte maji i këtij viti, kur u arrestua me tre persona të tjerë si anëtarë të një organizate kriminale që trafikonte drogë dhe produkte duhani, si puro. Sipas provave në ngarkim të tij, së bashku me një tjetër të akuzuar, “ata ishin përgjegjës për gjetjen dhe furnizimin e sasive të drogës dhe duhanit kontrabandë për t’u trafikuar, si dhe gjetjen e klientëve me bashkëpunëtorët e tyre të drejtpërdrejtë”.
Sipas Balkanweb, ajo që duket se e ka rënduar pozitën e 56-vjeçarit ishte fakti se në shkresat policore thuhej se njëri nga të arrestuarit “është kapur duke poseduar për llogari të tij, me qëllim trafikim të mëtejshëm, dy pako najloni me një përmbajtje totale bruto kokaine me peshë 750 gram”. Megjithatë, Thimi u la i lirë me kushte kufizuese deri në mbrëmjen e 30 nëntorit, kur u qëllua për vdekje nga një person i panjohur i armatosur jashtë shtëpisë së tij në Paleo Faliro.
Për oficerët e Vrasjeve që bashkëpunuan me Sektorin e Narkotikëve, motivi më i mundshëm i autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij i ka “rrënjët” në të kaluarën e viktimës. “Karta” e vdekjes që i ishte vendosur 56-vjeçarit tregon se ndonjë “llogari e vjetër” nuk ishte mbyllur dhe kështu vendosën të largonin nga rruga një njeri që kishte respektin e zonës së të jashtëligjshmëve.
Në pallatin e rrugës “Atlantos”, qiramarrësit dhe fqinjët nuk e dinin të shkuarën e “zotërisë së butë nga Shqipëria, që jetonte për shumë vite në të njëjtën banesë me gruan dhe djalin e tij të mitur”. Ata kishin kontakte dhe marrëdhënie formale, pa dëgjuar asnjëherë asgjë për viktimën 56-vjeçare.
Tre të shtënat e qëlluara atë natë ishin i vetmi “tingull” që ishte dëgjuar për Thimin. Zyrtarët e vrasjeve nuk janë pesimistë për rastin, por sigurisht që do të duhet shumë kohë për ta zgjidhur.