LajmeSport

Barcelona dhe Reali mësojnë kundërshtarët në Kupën e Spanjës

Ekipet e Superkupës në Spanjë janë shortuar për fazën e 1/16-tës në Kopa Del Rej, pasi i kanë kaluar pa ndeshje në dy raundet e para. Barcelona dhe Real Madridi do të përballen me kundërshtarë të nivelit të katërt në këtë fazë. Real Madrid do të shkojë në Arandina më 6 janar, për t’u përballur me ta në Burgos.

Ata eliminuan Real Mursian në raundin e kaluar, ndërsa Barbastro bëri befasinë e raundit të fundit, duke eliminuar ekipin e La Ligës, Almeria. Ata do të jenë skuadra pritëse e Barcelonës në këtë fazë.

Atletiko Madrid përballet me Lugon në Galicia, ndërsa Osasuna do të shkojë në jug për një përballje me Kastellonin. Ndoshta një nga përplasjet më interesante të kësaj faze do të jetë Malaga-Real Sosiedad, e cila do të luhet në La Rosaleda, ndërsa Unionistas de Salamanca pret Viljarealin. Espanjolli do të luajë sërish kundër klubit të La Ligës, Getafe, dhe ka edhe një derbi të Ishujve Kanarie, ku Tenerife do të kërkojë të rrëzojë Las Palmasin.

Ka edhe një derbi bask, me Eibar që pret Atletik Klub për herë të parë që kur ata u rrëzuan nga La Liga. Ndeshja e vetme e me dy klube të La Ligës është Alaves që pret Real Betisin, një përballje që përfundoi 1-1 në fillim të sezonit.

Show More

Related Articles

Back to top button