LajmeMaqedoni

Ekstradimi i Palevskit, Ministria e Drejtësisë pret që të bëhet më shpejtë se sa afati 40 ditor

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, thotë se bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë në Turqi është i shkëlqyeshëm dhe se presin në kohë relativisht të shpejtë të marrin përgjigje se kur më së shpejti do të mund të bëhet ekstradimi i të dyshuarit të parë për vrasjet, Lupço Palevski, shkruan TV21. Pritjet e Ministrisë sonë të drejtësisë janë që ekstradimi të bëhet më shpejtë se sa afati i paraparë 40 ditor.

“Të drejtë të ankesës për mbrojtje ka çdo i dyshuar dhe i akuzuar, megjithatë nga Ministria e Drejtësisë dhe organeve tona të ndjekjes do të bëhet çdo gjë që të mund së pari të mund të sillet në Maqedoninë e Veriut, me paraburgimin ekstradues që i është caktuar në shtetin ku gjendet, e organet tona, institucionet, prokuroria dhe gjyqësori në afat sa më të shpejtë të procedojnë në lëndët, sepse tashmë kemi parë edhe nga MPB dhe Prokuroria se ka numër të mjaftueshëm të dëshmive që kjo lëndë të mbyllet në afat sa më të shpejtë”, tha Viktorija Avramovska Madiq, zv/ministre e Drejtësisë.

Show More

Related Articles

Back to top button