LajmeRajon

Afera e inceneratorëve/ SPAK arreston 15 zyrtarë të dorës së dytë, anashkalon përgjegjësit realë Rama-Veliaj

“Unë jam dy metra zonjë! Hajdut dhe gënjeshtar dy metra, nuk ka”!

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në një studio ku përballë tij kishte emra të tjerë të njohur të medias apo politikës, për të treguar se parametrat e tij fizik si duket, e bëjnë dukshëm të dallueshëm jo hajdut.

Ironike apo jo?!

Në kohën që opozita denonconte skandalin Erion Veliaj, nga vendi i krimit merrte përsipër se ishte ai që e kishte venë këtë tarifë dhe se po paguante më lirë.

Por jo vetëm kaq, atë që SPAK e konsideron grabitësin e 25.7 milion eurove Erion Veliaj u përpoq ta mohonte përmes betimit përballë Komisioni Hetimor Parlamentar dhe e cilëson si marrëdhënie mes privatëve.

3 vite më parë ndërsa laku ishte ngushtuar për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit edhe vetë kryeministri Rama ashtu si Veliaj merrte mbi vetë përgjegjësinë për këtë dëm që e konsideronte shumë të ulët.

Madje vec milionave të akorduara nga taksat e qytetarëve për Klodian Zoton dhe Mërtirin, kryeministri Rama merrte përsipër dhe mbrojtjen e tyre dhe i konsideronte bamirës që po mbanin njerëz me bukë duke nënkuptuar këtu milionat që ishin dhënë për propagandën mediatike.

Show More

Related Articles

Back to top button